Menjëherë pas parakalimit të skitarit Albin Tahiri, dhe ekipit të Kosovës, Thaçi ka shprehur emocionet në një postim në twitter.
“Emocione të pabesueshme për Republikën e Kosovës që u prezantua në Stadiumin Olimpik të Peyong Chang. Fat të mbarë Albin, fat të mbarë Kosovë”, ka shkruar presidenti i vendit.
Tha këtë moment e ka vlerësuar si historik edhe në një postim në facebook.
“Parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota. Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios”, ka shkruar ai.
Ndryshe Kosova në këto lojëra përfaqësohet nga Albin Tahiri si sportisti i vetëm që do të mbrojë ngjyrat kaltër e verdhë.
Thaçi në këto Lojëra Olimpike ka arritur pas pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë.