1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi i dëshpëruar: Sot fitoi krimi i organizuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i zhgënjyer pasi që Kosova dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

Në një deklarim për media nga Dubai, Thaçi ka thënë se sot nuk ka fitues, por e ka pranuar se humbëse është Kosova.

“Në proceset integruese, jemi pra ku jemi në një rrethanë që kërkon reflektim, në një rrethanë të një presioni nga ana e Serbisë për shtetet anëtare të INTERPOL-it. Dua t’i falënderoj shtetet mbështetëse. Kosova ka rrugën e vetë si shtet i pavarur. Dështimi sotëm tregon pëvojën e një përkushtimi më të madh politi e institucioanl. Sot nuk as fitues por mund të them lirisht se jemi humbës edhe Kosova, por edhe Srbia. Sepse fitues është vetëm krimi i organizuar”, deklaroi Thaçi, transmeton Insajderi.

Tutje presidenti nuk ka hequr dorë nga marrëveshja finale me Serbinë dhe dialogu.

Është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugët e veta.

“INTERPOL-i është mekanizëm i rendit dhe ligjit, Kosova ka dëshiruar të jetë sigurues i paqes dhe luftës ndaj terrorizmit dhe kibernetike. Kjo duhet të qartësojë edhe një herë gjithë opinionin se Kosova dhe Serbia në vend që ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin, duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi Hashim Thaçi.

Kosova pas dy raundeve dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img