Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Heroizmi i Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

Me këtë rast, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se heroizmi i tyre është i përjetusuar në historinë tonë të re.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti ka theksuar se ata janë ndër komandantët e parë të UÇK-së.

“Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre”, ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version