Site icon PrishtinaPress

Thaçi godet ndërkombëtaret: Reçaku është krim kundër njerëzimit, jo event

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor, në Reçak.

Me këtë rast, Thaçi nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratat e ulta të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e ka cilësuar të fabrikuar masakrën e Reçakut.

Megjithatë, presidenti kosovar një pjesë të fajit për këto deklarata ua ka drejtuar edhe ndërkombëtarëve, shkruan Indeksonline

“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, madje duke etiketuar dhe fyer të vrarët në Kosovë. E ardhmja ndërtohet, duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”, është shprehur ai.

Exit mobile version