-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi “godet” Albin Kurtin: Tregoj popullit pse financohesh nga Irani dhe lidhjet tua me Rusinë

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën e mbajtur para gazetarëve iu është përgjigjur kritikave të liderit të VV-së Albin Kurti i cili ka akuzuar Thaçin për lidhjet me presidentin turk Erdogan rreth arrestimin të gjashtë gylenistëve dje në Kosovë.

Thaçi ka akuzuar rëndë Kurtin duke i bërë thirrje që të publikoj raportimet për ekipet e rregullta qe i dërgon ne Stamboll? Kush i qon dhe pse i trajnon, raporton Indeksonline.

“Te them drejtën njeriu kur deklarohet për diçka duhet te bazohet ne fakte, po them për Kosovën janë shume këto zhvillime dramatike ne ditët e fundit. Sa i përket opinionistëve nga Shqipëria i kam dëgjuar shume shkurt por kane qene njerëzit e njëjtë që kane djegur Shqipërinë ne 97-tën, andaj le ta harrojnë Kosovën. Sa i përket liderit te VV, po e shoh qe nuk po hiqet opsesioni i emrit tim. Secili sot ne Kosove të pyet z. Kurtin, për ekipet e rregullta qe i dërgon ne Stamboll? Kush i qon, pse ix trajnon… te rregullta mujore?”, ka thënë Thaçi.

Tutje Presidenti ka akuzuar për prejardhjen e parave që financojnë subjektin e VV-së.

Gjithashtu kush janë ata individ nga Irani qe ja financojnë partine e VV-së. Nëse ai nuk do te përgjigjet le ta pyet Glaukun ose familjaret e tij. Përgjigjen e din ai e edhe unë po duhet ta dine edhe populli”, ka thënë Presidenti Thaçi. Cilat janë lidhjet e tij me njerëzit e Putinit në Ballkan? Përgjigjet i di unë, por duhet t’i dijë i gjithë populli” ka thënë Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img