Site icon PrishtinaPress

Thaçi flet me shefin e NATO-s: Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim me aleatët tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretatin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Thaçi këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur se temë e bisedës ishte domosdoshmëriaa e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të FSK-së në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë.”

Exit mobile version