0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi fillon sot konsultimet me liderët politikë

Zyra e Presidentit ka bërë të ditur se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Hashim Thaçi për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

Ndryshe, presidenti Thaçi sot në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar për konsultime me kryeministrin në detyrë, njëherit kryetar i VV-së, Albin Kurti, në orën 10:30 do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kurse në 11:00 atë të PDK-së, Kadri Veseli.

Ndërkaq, nesër, presidenti Thaçi do ta takojë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në orën 10:00, kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img