Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, të pandarë në realizimin e pavarësisë së vendit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me rastin e 18 vjetorit të rënies heroike të komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij Xhevës, tha se si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Thaçi tha se përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi.
Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre”.

Exit mobile version