13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi falënderon për gjithçka Delawien, flet për dialogun, ushtrinë…

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur fjalim në Ambasaden e SHBA-ve në Prishtinë me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadorit, Greg Delawie në Kosovë.

Thaçi me këtë rast ka falënderuar diplomatin amerikan për vërejtet, këshillat që çdo herë i ka dhënë për të mirën e Kosovës. Sipas tij, Kosova do të jetë mirënjohës për Delawien, i cili punoi sinqerisht për qytetarët e vendit tonë.

Më tutje, i pari shtetit ka theksuar se do të vazhdohet me punët e shtëpisë aty ku kanë mbetur. Ai thotë se në rend janë marrëveshja finale me Serbinë, pastaj Ushtria që mundëson tani anëtarësimin në NATO.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Të nderuar

Kosova është me fat që ka miq dhe përkrahës si ju në rrugën tuaj dhe përkushtimin tuaj jeni angazhuar çdo ditë për një qeverisje më të mirë dhe sundim të ligjit dhe ekonomi të zhvilluar, për një Kosovë më të bukur dhe më të dashur.

Do të vazhdojmë me  punët që i kemi nisur që t’i kryejmë me prioritet të lartë. Duhet të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, duhet të gjejmë një kompromis me Serbinë edhe të sigurojmë njohjen nga Serbia dhe ta sigurojmë prespektivën tonë evropiane.

Për të u anëtarësua në NATO, duhet ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, duhet të koordinohemi  patjetër me SHBA-në dhe të gjitha shtetet tjera mike të botës.

Këshillat, vërejtjet tuaja Z, Delawie kanë qenë të mirëseardhja çdo herë. Ke punuar sinqerisht për Kosovën dhe për qytetarët tanë. Përherë do të jesh i mirëseardhur në Kosovën demokratike, Zoti e bekoftë Kosovën dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img