Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mirëpritur lajmin për njohjen e shtetit të Kosovës nga Bangladeshi.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky është një proces i pandalshëm.
“Faleminderit popullit dhe Qeverisë së Bangladeshit për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Ky është një proces i pandalshëm”, ka shkruar Thaçi.
Bangladeshi është bërë shteti i 114 që ka njohur Kosovën që nga shpallja e Pavarësisë më 2008.