Thaçi ka thënë se shpallja e pavarësisë ishte akti më historik.
Përmes një postimi në Facebook, ai i ka falënderuar SHBA-të dhe gjithë aleatët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri. Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë.