Site icon PrishtinaPress

Thaçi edhe zyrtarisht i tregon Kurtit që e pret më 6 janar në kabinetin e tij

Presidenti Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, 6 janarit, në orën 15:00, për takim.

Kjo, për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

Në letrën e katërt të Thaçit, ai shpreh gatishmërinë që ta takoj ashtu siç Kurti kish propozuar me 6 janar, duke i caktuar orën 15:00.

Në një deklarim për media, Thaçi kishte thënë që nuk ka hatër-mbetje. “Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, duke shtuar se për të është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe funksionimi i mirë i tyre.

Ky është tentimi i tretë i Thaçit për takim me Kurtin, pasi ky i fundit kishte refuzuar duke arsyetuar mos gatishmërinë e tij për takim.

Por, për dallim nga dy herët e tjera kur lideri i Vetëvendosjes ia kishte refuzuar thirrjen presidentit, ai herën e tretë ka propozuar vet një datë për takimin konsultativ – 6 janar, në të cilën edhe u dakordua presidenti Thaçi.

Exit mobile version