Thaçi: E mirëpres faktin që Kurti e pranoi ftesën për takim

84
Advertisement

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të fundvitit, ku në një bashkëbisedim me gazetarë ka folur për të arriturat dhe sfidat e vitit që po lëmë pas.

Advertisement

Thaçi në fillim ka thënë se viti 2019 ka qenë një vit i progresit, në të gjitha rrafshet, qoftë në thellimin e reformave demokratike, rendit dhe ligjit, forcimit të demokracisë civile në Kosovë dhe të orientimit veriatlantik të vendit, të marrjes së përgjegjësive nga shteti ynë, në veçanti mbajtja e zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas presidentit Thaçi, viti 2019 nuk ka qenë krejt i lehtë, pasi ka pasur edhe sfida, të cilat ai shpreson se do të tejkalohen vitin e ardhshëm.

Presidenti Thaçi ka folur edhe rreth krijimit të institucioneve, përkatësisht rreth ftesave që i ka bërë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se e mirëpret faktin Albin Kurti, pas tri tentativave radhazi e ka pranuar ftesën e tij për takim.

Në këtë drejtim, shefi i shtetit të Kosovës ka thënë se e pret Kurtin që të takohen me 6 janar, në ora 15:00.

“Duhet të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të sillemi as me hatrime, sepse ato nuk përkojnë me përgjegjësitë kushtetuese që i kemi”, ka theksuar Thaçi.

PostAdssFotoja e reklamës