-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: E gjithë bota e donte për vete, por Fadil Vokrri i qëndroi besnik Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin, i cili dje vdiq nga një sulm në zemër.

Thaci me një postim prekës në Facebook, ka shkruar se shumë fëmijë ëndërronin të bëheshin si Fadili, kurse ekipe botërore donin ta merrni për vete.

Sipas tij, Fadili vazhdoi të shënonte për Kosovën edhe jashtë fushës, e shënimet e tij kryesore ishin anëtarësimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Ja postimi  i Thaçit:

Kam takuar shumë personalitete që bartnin epitetin e legjendës në fushën ku kishin kontribuar, në Kosovë dhe jashtë saj. Por, edhe ndër këta dallohej Fadil Vokrri.

E njoha para tri dekadash, nga tribunat e fushave të futbollit ku impresionoheshim me mjeshtëritë e tij me topin, në vitet e tij të arta si futbollist. Çdo familje shqiptare jetonte me emrin e tij. Fëmijët jetonin me ëndrrën që të bëheshin “Fadila”.

Bota vraponte ta merrte për ekipet e veta, jashtë Prishtinës. Por, edhe në momentet më të rënda, më të vështira, i mbeti besnik Kosovës.

Golat e tij ishin gëzimi ynë sportiv dhe krenaria jonë kombëtare. Daljet e tij të rralla huq në fushë ishin dëshpërim për të gjithë ne.

Fadili vazhdoi të shënonte për Kosovën edhe jashtë fushës. Shënimet e tij kryesore ishin anëtarësimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA. Do t’i jemi përherë mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për Kosovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img