Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke përcjellë ndeshjen e fundit kualifikuese në grupin A për Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi kujton kohën e luftës kur Kosova pati hapur zemrat për ushtarët britanikë, kurse sot po luan me Anglinë në kualifikimet për evropian.
“Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian”, ka shkruar Thaçi.
Pesa e parë e takimit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka përfunduar në epërsi për Tre Luanët, me golin e Harry Winks, ndërkaq në pjesën e dytë Kosova pranon edhe tri gola nga Harry Kane, Marcus Rashford dhe Mason Mount.
Derisa skuadra jonë luajti për nder dhe prestigj, anglezët kishin një motiv më shumë, duke qenë se duan të shmangin ndonjë ‘Grup të vdekjes’ në Evropian.
Kosova e ka dhe një rast të shkojë në Kampionatin Evropian, nga play-offi i Ligës së Kombeve.