Site icon PrishtinaPress

Thaçi do t’i shoh familjarët këtë muaj, vizitën në Speciale ia organizojnë avokatët

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij, Gregory Keohe në disa parashtresa që i ka dërguar në Gjykata një ditë para seancës së nesërme në Speciale, shkruan lajmi.net.

Keohe ka përmendur edhe faktin e lejimit të vizitave nga avokatët në qendrën e paraburgimit, por që ka thënë se paraqet problem rregulli që nuk lejon që më shumë se tre persona ta realizojnë vizitën njëkohësisht.

Ai thotë se doemos, njëri nga vizituesit duhet të jetë përkthyes.

“Mbrojtja vëren se, që nga 15 korriku 2021, vizitat personale të këshilltarëve tani janë të autorizuara për të gjithë avokatët, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, dhe mund të zhvillohen në dhomën e njëjtë me z. Thaçi, me aftësinë për të shkëmbyer drejtpërdrejt dokumente letre. Mbrojtja e mirëpret këtë vendim, por vëren se vizitat e tilla ende mbesin të kufizuara në tre persona në të njëjtën kohë, e cila është një pengesë e vazhdueshme për diskutime më të gjera ekipore, veçanërisht duke pasur parasysh që në rastin e z. Thaçi, një nga tre pjesëmarrësit duhet të jetë përkthyes. Mbrojtja aktualisht po organizon një vizitë familjare për z. Thaçi gjatë muajit korrik”, thuhet në parashtresat e avokatit Keohe.

Kujtojmë se janë bërë më shumë se tetë muaj që Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së nuk kanë parë familjarët e tyre.

Kjo pasi që si rrjedhojë e pandemisë, Gjykata kishte vënë kushte të rrepta për vizita, duke mos i lejuar ato.

Exit mobile version