Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka komentuar lojën Turqi-Kosovë, e cila përfundojë me fitore të turqve.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se djemët e Kosovës luajtën shumë mirë.
“Djemtë tanë luajtën shumë mirë edhe në atmosferën e nxehtë të stadiumit të ri “Antalya Arena” në Turqi. Ngadalë, por sigurt, po e ndërtojmë një ekip premtues. Në fitore dhe humbje, gjithmonë do të jemi në përkrahje të tyre”, ka shkruar Thaci.