Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Diskursi i Serbisë ishte agresiv dhe arrogant, betejën do ta fitojmë ne

Para pak minutash është përmbyllur takimi i radhës mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Nga ana e tij, Thaçi tha se interesi i dy vendeve si dhe i popujve është që të arrihet marrëveshje paqësore.

Thaçi tha se diskursi i Serbisë ishte agresiv dhe arrogant, derisa pala kosovare kishte argumentet e saj për marrëveshje të balancuar që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44, prandaj unë përsëri mbesë më shpresë që me një përfaqësim dhe bazë edhe më të madhe politike do t’ia dalë edhe kësaj radhe. “, ka theksuar Thaçi pas takimit me Vuçiçin.

Presidenti kosovar edhe njëherë ka bërë me dije se pozicioni i palës kosovare është i qartë.

“Pozicioni i palës kosovare është i qartë, dialogu nuk ka alternativë.  Alternativë tjetër është izolimi, konfrontim dhe zërat nacionalist populist të incidenteve prandaj qëndrimi i shtetit të Kosovës do të jetë në përputhshmëri dhe do të jetë në interesin e shtetit të qytetarëve për mundësinë e bërjes së një marrëveshjes. Nëse Beogradi ka menduar se do ta ketë lehtë me palën kosovare ka gabuar, argumentet tona janë në favor të marrëveshjes.”, ka shtuar tutje ai.

I pyetur se kur pritet të bëhet finalizimi i ndonjë marrëveshje, Thaçi ka thënë se nuk mund të flasë për afate kohore, porse në betejën përballë Serbisë është i sigurt se do të fitojmë.

“Nuk mund të flasë me ditë, javë apo muaj, afatizimi kur është menduar të arrihet marrëveshja po afrohet. Në kosovë duhet t’i bashkojmë energjitë pëtballë Serbisë dhe mos të humbim energji përballë njëri-tjetrit. Ne betejen e kemi këtu përballë Serbisë, dhe jam i sigurt që do ta fitojmë. Klima nuk është e mirë, por dialogu është alternativa që do të kalojë në shumë pengesa, por jam me shpresë se marrëveshja do të arrihet”, ka vlerësuar Thaçi.

Sipas tij, qëllimi madhor i Kosovës përballë këtij dialogu, është njohja reciproke.

“Takimi i radhës do të jetë në një të ardhme të largët. Pozicioni i saj ka qenë udhëheqës, ndërsa sa i përket pociozinit politik, Mogherini veq e ka lëshuar deklaratën e saj. Nuk është planifikuar dicka e tillë, takimi në Paris. Por takim i veçantë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është planifikuar. “, shtoi ai.

Exit mobile version