9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi dhe Putin e thyejnë “akullin”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me të parin e Rusisë, Vladimir Putin.

Me këtë rast Thaçi ka deklaruar se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë, shkruan Indeksonline.

Takimi në fjalë është zhvilluar në Paris dhe ishte i përqendruar në dialogun për normalizimin  e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Në Paris takova Presidentin Vladimir Putin, duke u përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve  të Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img