Në një postim në Twitter, Thaçi ka treguar se është diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, raporton lajmi.net.
“Diskutuam çështje të rëndësishme përkitazi me agjendën evropiane të Kosovës në prag të Samitit të Sofjes, për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, për të ardhmen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, si dhe për jetësimin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Twitter”.