Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Demaçi ishte i pathyeshëm e i papërkulur përballë çdo sfide

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka marrë me vështirësi lajmin për vdekjen e Adem Demaçit.
Ka thënë se ai ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur para çdo sfide.

“Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Exit mobile version