Site icon PrishtinaPress

Thaçi dekretoi Ligjin për demarkimin e kufirit mes të Kosovës dhe Malit të Zi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në dekret thuhet se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton “Shpalljen e Ligjit Nr.06/L-60 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, të miratuar nga Kuvendit i Republikës së Kosovës, më 21.03.2018, I shqyrtuar nga Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës, me aktvendimin (rasti Nr. KO45/18, Nr. Ref. 1225/18, datë 30.04.2018), dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, më 02.05.2018”.

Ky dekret ka hyrë sot në fuqi, pas nënshkrimit të tij nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Exit mobile version