Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar dëshmorin Malush Ahmeti me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Thaçi tha se Malush Ahmeti ishte i vendosur, i guximshëm dhe i kompletuar si luftëtar i lirisë.
”Dëshmorit Malush Ahmeti, në 19 vjetorin e rënies i ndava urdhrin “Hero i Kosovës”. Malushi ishte i vendosur, i guximshëm dhe i kompletuar si luftëtar i lirisë. Do ta kujtojmë gjithmonë si njëri të sinqertë, me integritet të lartë dhe të palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi”, ka shkruar presidenti Thaçi./PrishtinaPress.eu