Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashar, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës nën përkujdesjen e kryeministrit Ramush Haradinaj më datat 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Presidenti Hashim Thaçi do të bëj homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz teksa me fillim nga ora 11:00, pritet që ai të mbajë edhe një fjalë rasti në pistën e kazermës ‘Adem Jashari’.