1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Askush me mentalitet provincial nuk mund të mbajë peng të ardhmen e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale të mbajë peng të ardhmen e Kosovës.
Kjo deklaratë e Thaçit vjen pas pyetjeve të gazetarëve rreth ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
“Askush nuk ka të drejtë që për çfarëdo logjike provinciale apo mentaliteti provincial të mbajë peng të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës. Prandaj besoj dhe shpresoj fuqishëm që gjërat do te shkojnë në drejtim të duhur”, ka thënë Thaçi gjatë vendosjes së luleve te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur.

Thaçi ka thënë se si president i vendit, mbështetë procesin e demarkacionit me Malin e Zi, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe çështje të tjera, të cilat sipas tij ndërlidhen më të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.
Ai ka shtuar se këto çështje duhet të përmbyllen, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img