Presidenti Thaçi ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një foto nga Konferenca e Sigurisë në Munih.
“I mirëpres fjalët hyrëse të Ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, dhe të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, në hapjen e konferencës së sivjetme magjepse të sigurisë në Munih”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Presidenti po merr pjesë në këtë konferencë me ftesë të ambasadorit Wolfgang Ischinger, i cili edhe po e drejton konferencën.