Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Aprovimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale forcon sundimin e Ligjit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e deputetëve të Kosovës të cilët i thanë po miratimit të Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nga Kuvendi.

Sipas tij, me këtë vendim, do të forcohet edhe më shumë sundimi i Ligjit në vend.

Aprovimi i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nga Kuvendi, do të forcojë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë.

Me këtë Projekligj, Kosova po përmbush standardet dhe vlerat europiane, duke ndihmuar përshpejtimin e rrugës sonë të pakthyeshme në BE”, thotë presidenti Thaçi

Exit mobile version