Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Abazi ishte në Kopaonik tri herë gjatë pandemisë, takoi zyrtarët e qeverisë së Serbisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka qenë tri herë në Kopoanik të Serbisë, ku edhe zyrtarët e Serbisë aty.

“Abazi ka shkuar në Kopoanik të Serbisë, është takuar tri herë me zyrtarët e qeverisë së Serbisë gjatë kohës së pandemisë, zyrtarë të sigurisë, e cilat kanë qenë bisedat, mbetet të shtetit”, thotë Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se Abazi e bleu postin e zëvendëskryeministrit nga Kurti pak para zgjedhjeve.

“Haki Abazi ia ka blerë postin e zëvendës kryeministrit pak para zgjedhjeve”, është shprehur Thaçi në T7.

Gjithashtu, presidenti tregoi edhe burimin e këtij informacioni.

“Flas mbi dëshmitë e institucioneve përkatëse të sigurisë”, shtoi Thaçi.

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59 dhe analfabet. I përkukur para pllakës në Grackë.

Kurrë nuk kam qenë në Kopaonik dhe kurrë nuk jam takuar me autoritetet Serbe atje ashtu siç nuk kam qenë as edhe në dhomën e përgjimeve.

Prokuroria e shtetit duhet ta intervistoj hajnin dhe rrencin!

Exit mobile version