Site icon PrishtinaPress

Thaçi: 25 korriku është dita e bashkimit territorial të shtetit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar momentet kur sot pesë vjet më parë, në kohën kur ishte kryeministër, urdhëroi për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 që gjenden në veri të Kosovës.Në këtë aksion policor u vra polici, Enver Zymeri, shkruan Prishtinapress.eu

Presidenti Thaçi thotë se më 25 korrik filloi integrimi i serbëve të veriut. Ai thotë se kjo ditë është dita e “bashkimit territorial të shtetit të Kosovës”.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Pikërisht në këto momente, pesë vjet më parë, si kryeministër i vendit, pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam marrë vendimin për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 nga strukturat paralele dhe paramilitare të Serbisë, që ishin instaluar dhunshëm me vite të tëra.
Gjatë këtij aksioni, ra heroikisht në krye të detyrës Heroi i Kosovës, Enver Zymberi.
Falë këtij aksioni dhe sakrifice, pikat kufitare tani menaxhohen nga Policia dhe Dogana e Kosovës, dhe që nga ajo kohë kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit.
U hoqën barrikadat për herë të parë. U organizuan zgjedhje në nivel lokal e qendror, si dhe në veriun e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
25 korriku i vitit 2011 është dita e fillimit të integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës dhe njëherësh goditje ndaj ndikimit të Serbisë në këtë pjesë të Kosovës.
Nga ajo kohë është bërë shumë, por na mbetet edhe më tepër për të bërë.
25 korriku është dita e bashkimit territorial të shtetit të Kosovës.
Nderim të përjetshëm për Heroin e Kosovës, Enver Zymberi! HTH

Exit mobile version