Site icon PrishtinaPress

Tha se u viktimizua në BB VIP dhe përmendte gjithë kohën fëmijët, Arjola Demiri i përgjigjet deklaratave të Luiz Ejllit

Rreth një muaj më parë banorët e Big Brother VIP Albania 2 komentuan konkurrentët e vitit të kaluar të këtij ‘reality show’.

Luiz Ejlli kishte folur për rrugëtimin e aktores Arjola Demiri në BBVA, gjersa tha se u viktimizua duke shtuar se e njeh babanë e fëmijëve të saj dhe se atyre nuk u ka munguar asgjë.

“Babanë e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fals nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”, tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Aktorja nga Tropoja ndërkohë ka qenë e ftuar ditën e sotme (e diel) në “Fan Club”, e cila i është përgjigjur deklaratave të artistit shkodran.

“E ndiqja në Instagram. Luizi më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga ShBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete”, u shpreh ajo.

“E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi”, vazhdoi tutje Demiri.

Arjola mes tjerash theksoi se Luizi nuk është shok me ish-bashkëshortin e saj. 

Exit mobile version