2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“T’gjej ku t’shkojsh edhe t’mys”/ Ferizajasi kërcënon bashkëshorten e tij, dërgohet në mbajtje

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Me probleme në martesën e saj po përballet edhe një grua në fshatin Dubravë të Ferizajt, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj në Polici.

Sinjali mëson se pas një konflikti verbal mes çiftit, 42-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten e tij, duke i thënë se do e gjejë kudo që të shkojë dhe do e mbysë.

E frikësuar nga fjalët e të shoqit, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe si rrjedhojë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet për veprën penale ‘Kanosje’ dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor./prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img