-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tezja dhunoi mësuesen pasi gjeti mbesën duke qarë, reagon ministrja e Arsimit

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj është dhunuar ditën e djeshme brenda ambienteve të instituciononit arsimor. Mësuesja është dhunuar nga tezja e një fëmije.

Në lidhje me rastin ka reaguar ministrja e Arsimit Evis Kushi. Përmes një reagimi në facebook, ajo thekson se pavarësisht arsyeve dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve.

“Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.

Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton. Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm. Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë”, shkruan Kushi.

Mësohet se shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9-vjeçare të klasës së tretë, prej mësueses. Tezja e femijes 9 vjeçar kishte shkuar te merrte femijen nga shkolla, nderkohe që u ndesh me të qarat dëshpëruese te mbeses se saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjate procesit mësimor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img