Televizioni “TëVë1” shkruan duke u thirrur në burime të veta se Zana Spahiu është dorëhequr nga pozita e ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Radio Televizionit të Kosovës
“Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë ka mësuar Tëvë1 sipas burimeve konfidenciale të saj”, shkruan TëVë1.
Gazetari Leonar Kërquku ka thënë se arsyeja e dorëheqjes së saj ka qenë sepse ajo ka kërkuar të pezullohet Rilind Gërvalla, por që në bord nuk është miratuar “Dorëheqje të pakthyeshme ka paraqitur edhe U.D Zana Spahiu sipas burimeve në mbledhjen e bordit, Spahiu kishte propozuar pezullimin e Rilind Gërvallës, por që nuk ka pasur mbështetje në bord, si pasojë e kësaj ka dhënë dorëheqje”. – ka thënë Kërquku.
Kujtojmë se në korrespodencën e publikuar nga redaktori Jeton Musliu, email-i i parë që ka nxjerrur për publikun është pyetja e Spahiut për lajmin e rremë të Slobodna Bosnës se a janë verifikuar faktet dhe kontaktuar mediumet emri i të cilëve lakohet në artë artikull,.
“Te nderuar,
Kerkoj qe te na informoni lidhur me nje shkrim qe eshte publikuar ne mediat online dhe ne lajmet qendrore, i perkthyer ne gjuhen shqipe nga nje gazete e Bosnje Hercegovines.
Si eshte vleresuar ky shkrim per tu publikuar, a ka pasur ndonje verifikim te fakteve dhe pretendimeve, a jane kontaktu mediumet qe jane permendur aty.
Kerkoj nje raport nga ju deri jeser ne ora 10:00 .
Me respekt,
Zana Spahiu
U.D Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së”.
Ndryshe Zana Spahiu u emërua U.D Drejtoreshë e Përgjithshme e RTK-së, pas dorëheqjes së Drejtorit të deriatëhershëm Shkumbin Ahmetgjekaj. Edhe Ahmetgjekaj kur pati dhënë dorëheqje pati përmendur presionin e madh brenda RTK-së.