-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tetë zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë, 5 të tjerë e bënë pas afatit të rregullt

Ndonëse afati i fundit për deklarimin e pasurisë për vitin 2022, ka qenë 31 marsi 2023, një numër prej 13 zyrtarëve publik nuk e kanë respektuar këtë afat.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) përmes publikimit të një liste ka bërë të ditur se tetë zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e përcaktuar kohorë. Në anën tjetër, 5 zyrtarë publik e kanë kryer këtë obligim pas përfundimit të afatit.

Nga lista e publikuar shihet se ndër personat që kanë deklaruar pasurinë me vonesë është edhe deputetja Vlora Dumoshi, ndërkaq një numër i madh i zyrtarëve nga dy listat përbëhet nga asamblistë.

Në listën e parë në të cilën përfshihen subjektet që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e rregullt janë Hamid Zukaj (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Deçan), Hekuran Hoxha (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Gjakovë), Florin Dreshaj (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Istog), Isuf Dedushaj (anëtar në Këshillin e Shkencës në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë), Kushtrim Kozmaqi (zëdhënës- udhëheqës i divizionit për buxhet dhe financa në MASHT), Nijazi Halili (anëtar i Këshillit Shkencor për Shkenca Ekonomike dhe Sociale në MASHT), Daut Demaku (Këshilltar i jashtëm politik në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) si dhe Gani Kastrati (auditor i brendshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme).

Për asnjë nga 7 subjektet e mëlartshme nuk është dhënë ndonjë arsyetim mbi mos respektimin e deklarimit të pasurisë, përveç në rastin e Gani Kastratit ku thuhet se është i hospitalizuar.

Ndërkaq, lista tjetër që e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt vjetor përbëhet nga Erleta Qestaj (Këshilltare e Kuvendit Komunal në Junik), Arta Shehu (anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë), Fatlum Sadiku (Këshilltar Politik në zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës), Abdyl Gashi (Këshilltar i Kuvendit Komunal në Novobërdë) dhe Vlora Dumoshi (deputete e Kuvendit të Kosovës).

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img