Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.
Krasniqi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet relavante policore për trajtim të rastit.