Site icon PrishtinaPress

Tetë shenja që tregojnë për mungesë kaliumi

Siç sugjeron emri, mungesa e kaliumit ndodh kur një person ka nivele anormalisht të ulëta të kaliumit në trup.

Sipas Health Direct, kjo gjendje quhet edhe hipokalemia. Kaliumi është një mineral që ndihmon në rregullimin e lëngjeve në trup dhe lejon që muskujt dhe nervat të punojnë siç duhet. Gjendet brenda qelizave dhe është i nevojshëm për shëndetin e mirë të trupit tonë.

Por ndonjëherë njerëzit mund të kenë probleme me mungesë, ose nivele të ulëta të kaliumit.

Simptomat mund të përfshijnë:

dobësi

ndjenjë e lodhjes

ngërçet e muskujve

konfuzion

kapsllëku

rrahjet e parregullta të zemrës

ndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbë

urinim i shtuar.

Çfarë e shkakton mungesën e kaliumit?

Ekspertët shpjegojnë se mungesa e kaliumit ndodh për disa arsye. Në shumicën e rasteve, hipokalemia ndodh kur një person është i dehidratuar. Disa medikamente gjithashtu mund të bëjnë që trupi të humbasë kaliumin, siç janë diuretikët, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu në rrezik të zhvillimit të niveleve të ulëta të kaliumit janë njerëzit që jetojnë në klimë jashtëzakonisht të nxehtë, marrin antibiotikë, kanë sëmundje kronike të veshkave, një çrregullim të të ngrënit si bulimia ose nivele të ulëta të magnezit në trup.

Exit mobile version