4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tetë profile të reja do t’i shtohen shkollave profesionale

Tetë profile të reja do t’i shtohen shkollave profesionale nga shtatori i këtij viti. Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se për shkak të reflektimeve pozitive të katër profileve në tri komuna vitin e kaluar, nga viti i ardhshëm shkollor arsimi dual do të zgjerohet edhe me tetë profile të reja.

Njohës të arsimit po vlerësojnë së kjo nuk është ndonjë risi, por se çdo iniciative tillë që nxit bashkëpunimin institucional ndբrmjet shkollave dhe bizneseve, është përfitim për studentët.

Nga shtatori i këtij viti 21 shkollave profesionale në vend, do t’i shtohen edhe tetë profile të reja.

Ministria e Arsimit, në një përgjigje më shkrim për Radio Kosovën ka bërë të ditur së pas reflektimeve pozitive që kanë ardhur vitin e kaluar me zbatimin e arsimit dual në katër shkolla, këtë vit ky numër do të rritet edhe për tetë profile të reja.

“ Për shkak të reflektimeve pozitive dhe rezultateve konkrete, nga viti i ardhshëm shkollor, arsimi dual do të zgjerohet edhe me tetë profile të reja. Padyshim ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës e që ka qenë edhe një nga premtimet e Qeverisë. Pra, në vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024 do të kemi gjithsej 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 13 komuna të ndryshme. Përveç profileve: Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere (kamerier), Floktar e Murator tashmë po shtohen edhe këto profile: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë, Estetist. Konkurset për pranimin e nxënësve janë mbyllur më 20 korrik dhe ka pasur një interesim të madh për këto drejtime”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

E, njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë së kjo nuk është risi, por se iniciativat e tilla janë të rëndësishme për arsye se nxënësit përfitojnë.

“Prezantimi i profileve të reja të mësimit dual nuk është ndonjë risi ,pasi kemi një numër të madh të profileve shkollore profesionale që veç se e kanë këtë ndërlidhje me tregun ne punës. Mirëpo, në secilin rast, çdo iniciativë dhe reformë që prezanton dhe nxit për bashkëpunim të strukturuar dhe të përkrahur institucional ndërmjet bizneseve dhe shkollave është i mirëseardhur, dhe duhet të shikohet si përfitim i drejtpërdrejtë për studentët”, tha ai.

Deri me tani, shkollat profesionale në vend kanë ofruar vetëm profilet si: kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamerier), floktar dhe murator.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img