Site icon PrishtinaPress

Tetë muaj nën masa ndëshkuese të BE-së, s’ka lëvizje për heqjen e tyre

Me gjithë gatishmërinë e  Kosovës për shtensionim të gjendjes në veri të vendit, përfshirë edhe hapat për zgjedhje të reja atje, ende nuk ka ndonjë lëvizje të BE-së në drejtim të heqjes së masave ndëshkuese.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se nuk ka asnjë arsye që Kosova të jetë nën masa ndëshkuese, teksa vlerëson se heqja e tyre po kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të  Komunave me shumicë serbe.

“Nuk mendoj që qëndron çështja te zgjedhjet sepse tashmë qytetarët në veri janë duke mbledhur nënshkrime…dhe  me dëshirën e tyre kryetaret mund t’i largojnë…Nuk mendoj që ka arsye qe Kosovës t’i qëndrojnë këto  masa. Më e pakta që duhet të bëhet është heqja  e masave ndaj Kosovës  dhe vendosja e tyre Serbisë.  Problem kyc është moszbatimi i Asociacionit nga qeveria e cila ka të drejtë plotësisht…”, tha Rexhaj për RTV21.

Opozita, ndërkaq, nuk pret që masat e BE-së të hiqen në këtë fazë. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti kritikon qeverinë për këtë çështje duke vlerësuar se pasojat e këtyre masave ndëshkuese janë të mëdha.

“Ne nuk dimë mik dimë sa do të zgjasin dhe nuk e dimë cili është vizioni i kësaj qeverie.   votat e saj”, tha Pajaziti.

Ndërsa, analisti  politik, Artan Muhaxhiri, nuk pret që masat ndëshkuese të BE-së të hiqen pa u mbajtur zgjedhjet në veri të vendit dhe pa u zgjidhur çështja e dinarit.

“Masat janë vendosur si një reagim ndaj kokëfortësisë së Kosovës dhe ato do të largohen vetëm kur qeveria e Kosovës tregohet si bashkëpunuese dhe në frekuenca të njëjta me bashkësinë ndërkombëtare. Pa i përfunduar zgjedhjet në veri mirëpo tani edhe çështjen e dinarit nuk besoj se mund të diskutohet për largim të këtyre masave”, deklaroi Muhaxhiri.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës BE-ja i vendosi pas rritjes së tensioneve në veri në fund të majit të vitit të kaluar.

Exit mobile version