Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit ka përfunduar në kohën e paraparë.
Në njoftim thuhet se Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim do të shqyrtojë të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe brenda afatit të paraparë do të bëjë rekomandimin përkatës tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për secilin aplikim.
“Deri në përfundim të ditës së enjte (10 nëntor) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim kanë aplikuar: 5 parti politike, dhe 3 kandidatë të pavarur.”, thuhet një njoftim.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit do të mbahen më 04 dhjetor 2016.