Joaquin Sanchez, ylli i Kombëtares spanjolle dhe legjenda e Betisit ditë më parë në një intervistë zbuloi faktin që Real Madridi disa herë kanë provuar ta bindin që të kthehet në një ‘Galaktikë’.
‘Galaktikë’ e Florentino Perezit lindën në kohën ku ai bashkoi në një skuadër yje si Ronaldo, Zinedine Zidane, Luis Figo e David Beckham.
Real Madridi njihet si skuadra që gjithmonë mbanë yjet më të mëdha, por disa se si i ka blerë dhe si ka dështuar janë histori në vete.
Nga blerja e Luis Figos nga një rival si Barcelona dhe dështimet për blerjet e lojtarëve si Kun Aguero e David Silva janë histori në vete, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund t’i gjeni tetë rastet më interesante që i ka zbuluar gazeta spanjolle Marca.
Luis Figo (2000)
Luis Figo ishte premtimi i Florentino Perezit për t’i fituar zgjedhjet për president të Real Madridit.
Madje ishte vendosur klauzolë që nëse nuk fiton Perez do ta paguante agjentin dhe lojtarin për një vit.
Perez u bë president, Figo erdhi te Reali. Pjesa tjetër vetëm histori dhe trofe.
Zinedine Zidane (2001)
Galaktiku i radhës do të ishte Zinedine Zidane me të cilin u morrin vesh ditën e fundit të afati të verës, që pas një viti të vinte te Reali.
Florentino Perez e takoi Zidanen në Monako në një mbrëmje të organizuar nga UEFA. Nuk kishte kohë ta mbyllte atë ditë blerjen dhe u morën vesh që të ndodh pas një vitit.
Ronaldo (2002)
Real Madridi kishte arritur pothuajse marrëveshje me Ronaldon, por Perez për të qenë i sigurt kishte marrë jahtin e tij dhe kishte shkuar ta takonte personalisht presidentin e Interit, Massimo Moratti, të cilin e bindi për 90 minuta.
Ishte 22 gushti dhe duheshin edhe nëntë ditë që ta bindnin brazilianin. Perez ia doli.
Beckham (2003)
Marrëveshja u arrit me faza. Së pari në shkollë, pastaj në shtëpi, e në fund edhe me Alex Fergusonin.
Barcelona ishte shumë e interesuar për Beckhamin, por Perez tha ‘kurrë, kurrë, kurrë’ dhe muaj më vonë lojtari nënshkroi.
Joaquin (2004)
Nuk është sekret që Perez e donte në skuadër yllin e Betisit, Joaquin.
Për ta bindur kishte angazhuar sulmuesin Raul, për të biseduar për një marrëveshje eventuale.
Joaquin nuk i donte shumë taktikat dhe afatet, dhe për këtë refuzoi shumë oferta, edhe atë të Perezit.
Benzema (2009)
Nëse do të ishte e nevojshme, Perez shkonte edhe në shtëpi të lojtarëve. Ai shkoi te shtëpia e Karim Benzemas për të arritur marrëveshje.
Ai ishte në Lion dhe arriti marrëveshje me lojtarin që në qershor të vitit 2009.
Kun Aguero (2011)
Perez nuk e ka fshehur kurrë admirimin për Kun Agueron. Gjatë një derbi të Madridit ai tentoi ta bindë lojtarin që të largohet nga Atletico për Real Madridin.
Gjatë bisedës ai i ofroi një fanellë të Reali duke i thënë se sa bukur duket në të bardha. Atletico e kuptoi dhe bllokoi gjithçka.
David Silva (2012)
Pasi dështoi me Agueron, e njëjta gjë i ndodhi edhe me David Silvan e Manchester Cityt. Perez i kërkoi një foto për nipërit e tij, por Silva e kuptoi menjëherë ‘trikun’ dhe e refuzoi me mirësi, duke e refuzuar edhe fanellën e Real Madridit. /Telegrafi/