1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tetë arsye më pak të njohura të rritjes së sheqerit në gjak

Dr. Rreze Serhati Morina
Endokrinologe
tel. 049667722

Edhe me të gjitha ndryshimet në stilin e jetës, mjekimet dhe praktikat më të mira, ju megjithatë mund të keni rritje të glukozës në gjak dhe kjo mund t’ju çudisë dhe t’ju bëjë konfuz.

Menaxhimi i diabetit ndonjëherë mund të jetë i ndërlikuar, duke pasur parasysh se nivelet e sheqerit në gjak mund të sillen çuditërisht.

Për të shmangur komplikimet e diabetit (sëmundjet e zemrës, problemet e veshkave, çrregullimet e të pamurit etj), menaxhimi i mirë i sheqerit në gjak luan rol të rëndësishëm.

Diabeti është një çrregullim metabolik që ndodh kur organizmi nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm insulinë ose nuk mund ta përdorë atë në mënyrë efikase.

Hapi i parë për menaxhimin e diabetit është monitorimi i rregullt i nivelit të sheqerit në gjak.

Nëse pavarësisht se jeni të kujdesshëm dhe i ndiqni udhëzimet e dhëna nga mjeku, por megjithatë ju keni rritje të sheqerit në gjak atëherë duhet të diskutoni me mjekun se çfarë po ndodhë!

Janë disa faktorë që mund të çojnë në rritjen e sheqerit në gjak tek njerëzit.

Nëse jeni me diabet, këto janë disa arsye më pak të njohura të rritjes së sheqerit në gjak.

iStock

1. Ekspozimi ndaj rrezeve ekstreme të diellit ose valëve të nxehtësisë

Dehidrimi i shkaktuar nga djegia nga dielli mund të rrisë sheqerin në gjak pasi që ju djersiteni më shumë. Kjo bën që veshkat të ruajnë më shumë ujin, ndërsa mëlçia sekreton më shumë glukozë ose sheqerna, duke ulur ndjeshmërinë ndaj insulinës. Prandaj të nxehtit e rrit nivelin e sheqerit në gjak.

2. Kafja dhe ëmbëltuesit artificialë

Kafja dhe ëmbëltuesit artificialë janë faktorë të tjerë kontribuues që rrisin sheqerin në gjak.
Edhe nëse konsumoni kafe pa sheqer, kafeina mund të nxisë trupin që të prodhojë sheqer.

3. Gjumi jo i rregullt

Edhe një natë me gjumë të pamjaftueshëm mund të ndikojë mënyrën se si trupi e përdorë insulinën. Mungesa e gjumit bën që nivelet e leptinës (hormoni që na ndihmon të ndihemi të ngopur) të ulen dhe të rriten nivelet e grelinës, hormonit të urisë.

4. Mosngrënia e mëngjesit

Mëngjesi konsiderohet racioni më i rëndësishëm i ditës. Mosngrënia e mëngjesit mund të shkaktojë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

5. Ndryshimet hormonale

Pavarësisht nëse janë me diabet apo jo, njerëzit kanë një rritje të hormoneve në orët e hershme të mëngjesit për shkak të fenomenit të agimit. Rrjedhimisht, për këtë arsye njerëzit me diabet mund të kenë rritje të sheqerit në gjak.

6. Dehidrimi

Dehidrimi bën që sheqeri në gjak të bëhet më i përqendruar, sepse trupi juaj ka më pak ujë.

7. Pikat për hundë

Disa spërkatës për hundë përmbajnë substanca që bëjnë që mëlçia të prodhojë më shumë sheqer dhe rrjedhimisht rritet sheqeri në gjak.

8. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve 

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve bën që të rritet sheqeri në gjak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img