Tesla ka publikuar një video në Twitter përmes së cilës tregon testimin e ulëseve të një automjeti.
Sipas InsideEVs, sediljet me shumë gjasa i përkasin kamionçinës që pritet të lansohet këtë vit, Cybertruck.
Sediljet që shihen në këtë video nuk duken se janë parë deri më sot në një automjet tjetër të Tesla-s.
Sipas videos së shkurtër dhe mbishkrimit, Tesla testoi ulëset përmes një roboti ku kreu 50 mijë prova për aq kohë se ulet një person gjatë gjithë jetës.
Our seat testing robot performs 50k ingress/egress cycles, equivalent to a lifetime of use ???? pic.twitter.com/qnW3AEjaGA
— Tesla (@Tesla) July 17, 2023