1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tesla po përballet me vonesa të tjera të mundshme në dërgesat e Cybertruck

Tesla është e bindur se Cybertruck do të lansohet këtë vit, pavarësisht se çfarë sjellë e ardhmja.

Fillimi i prodhimit dhe i dërgesave të Cybertruck është vonuar për shkak të shumë faktorëve – në fillim ishte Covid-19 dhe si rezultat solli probleme të zinxhirit të furnizimit.

Dhe tani, teknologjia që Tesla vlerëson me potencialin e përgjysmimit të kostove të prodhimit të baterive po shkakton ende probleme masive për kompaninë.

Sipas analistëve nga Morgan Stanley, problemet me qelizën “4680” të baterisë mund ta detyrojnë Tesla-n që të ul ndjeshëm shifrat e pritura të prodhimit në jo më shumë se 50 mijë njësi për këtë vit.

Edhe pse në fakt këto shifra varen shumë nga aftësia e kompanisë për të ofruar bateri të mjaftueshme.

Reuters, me një raport të bërë së fundmi pretendon se Tesla tashmë po “mbron bastet” e saj ndaj problemeve të prodhimit të baterive dhe po kërkon ndihmë nga faktorë të jashtëm në një përpjekje për të dërguar kamionçinat Cybertruck tek klientët në pritje.

Kompania nënshkroi kontrata me dy furnizues kinez të baterive – Ningbo Ronbay New Energy dhe Suzhou Dongshan Precision Manufacturing – për ta ndihmuar atë të shkurtojë kostot e prodhimit dhe të përshpejtojë prodhimin.

Por çfarë do të thotë kjo për klientët në pritje?

Në fakt kjo përkthehet në një kohë shumë të gjatë të pritjes.

Në situatën më të mirë, Tesla, me ndihmën e furnizuesve kinez, korean dhe japonez, këtë vit tek blerësit e saj mund të dërgojë 50 mijë Cybertruck, dhe kjo do t’i linte në pritje edhe rreth 1.5 milionë klientë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img