1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tesla planifikon të sjellë katër bateri të reja në vitin 2026, duke përfshirë atë për robotaksi

Tesla ka plane për të dizajnuar katër versione të reja të baterisë së saj të brendshme. 

Ato, sipas mediave të huaja, do të përdorën për të fuqizuar Cybertruck, robotaksi të ardhshëm dhe automjete të tjera elektrike.

Firma e udhëhequr nga Elon Musk aktualisht merr shumicën e baterive të saj EV nga kompani të tjera, duke përfshirë Panasonic Energy dhe LG Energy.

Zhvillimi i baterisë së saj është përballur me telashe, me kompaninë duke humbur 70% deri në 80% të katodave në prodhimin testues krahasuar me prodhuesit e baterive konvencionale.

Deri në vitin 2026, Tesla planifikon të prezantojë katër versione të 4680 që përdorin katodën e thatë, njëra prej të cilave, me emrin e koduar NC05, do të fuqizojë robotaksi, sipas raportit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img