0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Tesla planifikon të prodhojë 4 milionë njësi në vit të modelit të saj të ardhshëm më të lirë elektrik

Sipas burimeve të industrisë, Tesla po planifikon të prodhojë 4 milionë njësi në vit të modelit të saj ardhshëm më të lirë elektrik.

Me sa duket, ky automjet elektrik do të jetë një version më i vogël dhe më i përballueshëm i Model Y, transmeton Telegrafi.

Elon Musk ka njoftuar se kompania synon një çmim të automjetit nën 25 mijë dollarë dhe thuhet se do të ketë një distancë prej të paktën 400 kilometra.

Nga 4 milion gjithsej, 2 milionë do të dalin nga impianti i Monterrey, Meksikë, derisa fabrikat Giga në Gjermani dhe Kinë do të nxjerrin secila nga 1 milion njësi në vit.

Një version më i vogël i crossover-it Model Y nuk do të përbëjë ndonjë interes për blerësit amerikanë, kështu që Tesla ka gjasa të përqendrohet në tregjet e huaja si Evropa.

Edhe pse Elon Musk premtoi se automjeti do të dalë deri në fund të këtij viti, analistët mbeten skeptikë.

Ulja e çmimit në 25,000 dollarë ndërsa ofron veçori të plota autonomie dhe një distancë prej 400 kilometrave nuk është detyrë e lehtë me çmimet aktuale të baterive.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img