Tesla sapo lansoi dy ngjyra të reja për veturën e saj Model Y që prodhohet në Giga Fabrikën në Berlin.
Kjo do të thotë se vetëm klientët që e blejnë Model Y nga tregu evropian dhe ai i Lindjes së Mesme do t’i marrin veturat me ngjyrat e reja.
Dy ngjyrat e reja janë Midnight Cherry Red dhe Quicksilver, raporton Arena EV.
Megjithatë, ato vijnë me disa paralajmërime.
Fillimisht, të dy ngjyrat janë shumë shtrenjta.
Ngjyra Midnight Cherry Red kushton 3,200 euro ekstra, ndërsa ngjyra tjetër Quicksilver ka çmim prej 3,000 euro ekstra.
Përveç kësaj, veturat me këto ngjyra mund të vijnë vetëm me paketat AWD ose Performance.
Versioni standard i Model Y është i kufizuar vetëm me opsionet më të vjetra të ngjyrave.
Tesla lansoi një video promocion ku shihet Model Y me dy ngjyrat e saj të reja.