John Terry nuk do të mbetet larg futbollit pavarësisht pensionimit ditën e diel.
Skuadra nga Championship, Aston Villa, ka emëruar Dean Smith si trajner të skuadër, me John Terryn ndihmës të tij.
Smith, një tifoz prej vitesh i Villas, i është bashkuar kësaj skuadre nga rivalët e Brentford, duke zëvendësuar Steve Bruce, që u shkarkua më 3 tetor pas një serie negative të rezultateve në fillim të kësaj sezoni.
Terry që njoftoi pensionimin ditën e diel, sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Aston Villas si lojtar, ku në ‘Play Off’ dështuan të sigurojnë rikthimin në Premierligë.
Kjo do të jetë detyra e parë menaxheriale për ish kapitenin e Chelsea./