Tash terroristët janë Cezar pedantë. Kamikazë të përbetuar ndaj një përjetësia mos ekzistuese. Logjika është më e dëmshme sesa akti i veprimit. Atëherë, parimet duhet të jenë të moderuara, ligjet e pamëshirshme dhe të dënimet e parevokueshme.
Kjo pandjeshmëri duhet t’i kundërvihet terrorizmit. Çfarë ka të bëjë islami me terrorizmin? Vetë termi “islam” ngërthen kuptimin “selam” që nënkupton shpëtim. Myslimanët bëjnë përshëndetjen me atë se paqja qoftë me ju. Islami nga kjo na del fe e sigurisë poashtu edhe e paqes. Shumë mendimtar pohojnë se Islami nuk e pranon terrorizmin në asnjë formë. Është e vërtetë.
Veçse njeriu i veshur me islam e interpreton terrorizmin mbi bazën e tij. Një njeri terrorist sipas fesë myslimane nuk mund të jetë mysliman. Por, ja që një mysliman mund të jetë terroristë, së paku ai thirret me këtë. Terroristë mund të jetë edhe një i krishterë, budist i çdo religjioni.
Grupet terroriste eksitohen nga ideologjitë, ato i gjejnë në librat fetarë dhe librat fetarë e teprojnë, kurse perceptimi i njeriut shpesh i keqkupton. Pasi keqkuptimi është në prag, atëherë këto libra duhet të zbuten. E vërtetë që Muhamedi dhe Jezu Krishti tregonin respekt për të tjerët, por sa tregonin të tjerët respekt për këto dy figura. Krishti dhe Muhamedi u bënë lëndues për njerëzimin, do të thotë se njerëzimi i keqkuptoj.
Ata duhej ta dinin se në çdo ideologji ka edhe keqkuptim, shtrembërim. Njerëzit akuzojnë pa e njohur thelbin e Islamit, për këtë është dashur të jetë i vetëdijshëm Islami. Në momentin kur u shpik feja, lindi dallimi, përçmimi, krimi dhe vrasja. Realiteti është se në fe s’ka fanatizëm ose detyrim. Kështu së paku thuhet. Por, ka imponim në rritje të kolektivit dhe prapa kësaj fshihej diçka.
Terrori ulërin për prerje të mijëra kokave, ulërinë për masakër. Terroristët-mysliman brohorasin për prerje të gishtërinjve, gjuhën dhe kokën. Fjalor monotonë i një nevoje për të vrarë në mënyrë që të krijoj. Për ta parajsa në tokë është e humbur, kjo tokë fatkeqe, përplot klithma të luftërave civile dhe kombëtare. Të gjithë janë fajtor kur rrezikohet atdheu.
Feja në vetvete bëhet shkak i luftërave, konflikteve poaahtu edhe simbol i këtyre. Feja grabitqare e njeriut grabitqar, i jep benzinë zjarrit duke hap konfliktet e reja. Lumenjtë zëvendësohen me gjak, krimi shëmbëllen duke u thirrur në emër të drejtësisë. Këtu përfshihet mendimi për Zotin dhe fetë. Por, ku ekzistojnë njerëzit dhe fetë, vdesin zotat. Këta kriminel nuk e mohojnë famën e as jetën e përtejme. I referohen një providence abstrakte. E donë pushtetin mizor dhe të lig, sepse ata e bëjnë të lig dhe pa rregull. Kjo shpie ka shtypja. Harrojnë se rregulli është virtyti dhe vije nga populli.
Por, populli është rraskapitur, rregulli po errësohet, dhuna krimi, terrori po rritet. Si mund të zgjidhet një dhunë aq e përgjakshme? Vetëm nga një logjikë më ekstreme në kërkim të vdekjes së fesë në radhë të parë, pastaj kriminelit që thirret në emër të saj. Flijojnë Zotin për asgjë. Thirren në emër të një subjekti. Vetë Kanti synoj ta provoj se subjekti nuk mundi të tregohej nga vetë subjekti, por këtu do shtoja edhe objektin. Bëhet fjalë për një ekzistencë të dukshme të vetë subjektit, pastaj të shpirtërores, kjo qe dikur fuqi e jashtëzakonshme mbi tokë. Mbetet edhe tash.
Bota shkruan për fetë që janë të pastra: Islami pranon fetë tjera, njeriun e shpallë si burim të paqes, ashtu si ai ndjen paqen në vete, ta kërkon edhe për të tjerët. Harron se njeriu ka nuancë krimi, porse kjo thellësisht keqkuptohet në fe. Feja e di këtë, atëherë duhet të vetëshuhet që të ndalet terrori. Vetë njeriu krijon të mirën, me të fle në varr, por edhe të keqen, me të rri në qiell. E dyta tek terrori është më aktive. Muahmedi ka thënë:
““Duaj për të tjerët atë që do për veten tënde dhe ti atëherë do të jesh një mysliman i mirë”. Terrori që merr besimin nga feja, e do krimin për vete dhe për të tjerët. Aq shumë ushtrohet terrori saqë e ka topitur edhe krimin sikurse likeret e forta qiellzën e gojës. Edhe virtyti në kohërat e anarkisë bashkohej me krimin. Krimet vinin nga tirania dhe vetë ajo qe e para prej të gjitha krimeve. Ku ka Tirani më të madhe se shpërlaje e feve. Edhe revolucionet vraponin kah tirania dhe bëheshin kriminel. E pamundur është pakësimi i krimit.
E theksova më lartë, vetëshuarje e fesë Islame, sepse kopjon mesjetën me krim. Njeriu fetar nuk është ekstremistë dhe kriminel, porse nëse flitet nga lindja e njeriut, aty gjejmë thellë krimin. Feja përdoret si pretekst.
Nëse shuhet krimi mund të pakësohet, por jo të eliminohet. P.sh Islami konsideron vrasjen e një personi të vetëm me vrasjen e gjithë njerëzimit, kjo jetë simbolizon jetën e të gjithëve, prandaj edhe nëse shpejtojmë një person ne i shpëtojmë të gjithë. Nëse në një barkë ndodhen shtatë kriminel dhe i teti qe i pafajshëm, Islami nuk lejon që barka të fundoset për ndëshkimin e krimineleve, sepse personi i pafajshëm dhunohet dhe barazohet me kriminelin. Allahu këtu na del se e do atë që mbanë drejtësinë. Por, Zoti gabon kur drejtësinë e lë në duar e njeriut sepse e pohova më lartë, që në lindje shpërfaqet edhe krimi dhe çdo i pafajshëm ka prirje të jetë kriminel. Drejtësia e Allahut bie në duart e njeriut. Atëherë, Islami jo veç keqkuptohet por lozet mbas interesave personale dhe njeriu i kthehet instinkteve, por jo në tërësi.
Nëse është e vërtetë ajo të cilën e aplikojnë Xhihadistët se mbas Kuranit të vritet çdo jomysliman për shkak besimit, atëherë a duhet lënë e lirë pakica joislame në vendet myslimane, komunitete të cilat jetuan në liri për më se 1400 vjet, dhe për aspak nuk ju cenua besimi i tyre. Padyshim myslimanët si krejt njerëzit kanë mangësitë e tyre, vazhdojnë t’i kenë. Nga periudhat e gjata kohore ata kishin forcë dhe mundësi të mjaftueshme t’i shfarosnin gjithë jomyslimanët që jetonin në vendet e tyre, por këtë nuk e bënë, për shkak kodit të Kuranit i cili e ndalon dhunimin njerëzor.
Por, ja që tash kjo po aplikohet nga frika dhe kërcënimi që u bëhet myslimanëve nga shtete perëndimore. Kështu pikërisht ata arsyetohen. E drejta kuptohet se duhet shpikur ligj më ekstrem se ai që qe më parë, për të kërkuar drejtësinë. Por, jo të abuzohet feja, ose vetë feja ngërthen në vete nuanca abuzimi dhe përdorë makijazhin e jashtëm si shenjë paqeje. Makijazhi qëndron te lutja ose falja e njeriut , por ai në të njëjtën kohë ndjenë plogështi të jashtme duke kërkuar ardhjen e Zotit, ose dorëzimin në duart e pa ekzistuara të tij. Trupi dhe shpirti bëhen të keq, sepse kërkohet vetëm prezenca e Zotit.
Njeriu mund të heq dorë nga gjithçka, por nga jeta asnjëherë. Këta besimtar janë budallenj krenar, aftësohen kur e edukojnë veten për mosbesim. Njerëzit që gjej nëpër Evropë dhe botë, shumica jetojnë larg nga feja, por janë të mendimit të lirë. Këta njerëz nga brezi në brez i kanë zhdukur instinktet fetare dhe prania e tyre në botë është jo e përçarë. Ata nuk kanë kohë për fe, por për një jetë dhe punë më të mirë ose dëfrim të ri. Këta njerëz nuk mund të jenë armiq të fetarëve dhe ja që disa Islamistë radikal veprojnë kështu. Duhet të përmendi se Kurani e lejon njeriun mysliman të martohet me një grua të krishterë dhe çifute.
Nëse Kurani nxitë myslimanët të vrasin jomyslimanët, atëherë si i lejon myslimanët të martohen me një jomyslimane?! Martesa padyshim është lidhje e fortë njerëzore. Ja një konstatim të arsyeshëm për martesën në Islam: Më duhet ta citoj thënien e Volterit se “Unë para se gjithash jam njeri, dhe krejt rastësisht jam francez”. Volteri shprehet si intelektual diçka e kundërt me racizmin. Problemi qe se nuk duhet as të mendojmë si racist e as të veprojmë. Volteri na kthen në ligjin biologjik, të njëjtën që posedon dashuria. Cila ka fuqinë? Absolute është dashuria.
Formimi i njeriut është biologjik dhe psikologjik, kështu e përcakton shkenca e cila është mbi racizmin. E para është gjenetika (trashëgimia) dhe e dyta e jashtmja (ndikimi nga objektivja.) Gjenetika përcakton ngjyrën e lëkurës, syve, flokëve, por jo atë se a duhet të jesh gjermanë, francezë, anglezë, shqiptar, budist, mysliman, krishterë…. Se a do të bëhesh racist, hajdutë, kriminelë, poetë, tradhtar përcaktohet nga angazhimi i jashtëm i mëvonshëm. Nuk njohë shkencë që ka vërtetuar se njeriu trashëgon, etninë, profesionin, racizmin. Ne erdhëm në jetë si njerëz, por kemi vendin e përbashkët me kafshët (jetën dhe vdekjen.) Sipas racistëve, prindërit njëri (nëna) mund të jetë kineze, baba (gjermanë), duke harruar se ata janë njerëz si krejt të tjerë. Prindërit flasin vetëm një gjuhë, gjuhën e dashurisë me edukim të brezave të ardhshëm.
Dhuna në Islam është e ndaluar dhe i nxitë myslimanët të sillen me butësi dhe në raste kur ata përballen me ashpërsi dhe injorancë. Islami ka hedhur hap më tej në sfidë me dhunën dhe ai merret me dhunën sepse përpiqet ta ndal zhvillimin në fillesat e saj. Një njeri shkoj te profeti dhe i tha: “Më këshillo”, ai iu përgjigj: “Mos u zemëro!”, ai përsëriti disa herë kërkesën dhe Profeti:
“Mos u zemëro!”. Myslimanët tregojnë se rreziku nga zemërimi të kthehet në veprim dhune është i lehtë, si rezultat vije nga zemërimi. Vetë Profeti kur e këshillon mos zemërimin, në një farë forme e provokon pavetëdijshëm zemërimin. Ajo çka refuzohet fillon të pëlqehet dhe për këtë ai është dashur të jetë i vëmendshëm. Sikurse një fëmije kur ja ndalojmë ta ha ëmbëlsira. Mendja e tij më shumë do të shkoj te ëmbëlsirat. Ndoshta si këshillë të jetë qetësia dhe harmonia e brendshme shpirtërore për njeriun që shkoj te profeti. Zemërimi nuk do ngulte aq thellë rrënjët. Dijetarët mysliman citojnë thënie nga profeti Muhamed në lidhje me ekstremizmin si: “Ruajuni nga ekstremizmi në fe, sepse ata që ishin para jush i shkatërroi ekstremizmi në fe”.
Vetë feja në shpikje lë hapësirë për ekstremizmin. P.sh feja është njohje nga ana e njeriut si një fuqi më e madhe e paparë, që mbas Zotit kontrollon fatin e tij dhe ndaj tij dhe saj duhet treguar bindje, respekt dhe adhurim. Pajtohem, por nuk pajtohem që në emër të saj të vriten me mijëra njerëz jomysliman në Evropë veçanërisht rasti i fundit në Belgjikë. Çfarë dua të them, ekstremizmi se epsh dashuri njerëzore bazohet në atë fuqinë e paparë, faktikisht ku s’ka shkencë ekziston ekstremizmi, sepse krijon vërtetësi mbi bazën e tij. Kjo fuqi e paparë e mbinatyrshme përkthehet në terme njerëzore dhe përdoret për pushtet, urrejtje, hakmarrja dhe frikë. Myslimanët frikësohen dhe nga frika bëhen kriminel. Fetë janë më shumë historike sesa shkencore. Jetojnë me plot nënkuptime.
Fetë jetojnë në fuqi të papara dhe konceptohen në drejtime të papajtueshme. Nëse heqim referimet mbetet vetëm diçka e paparë “e fuqishme”. Fetë kanë historitë e errët dhe pyetja pse duhet besuar në to t’i ringjallim këto histori. Flijimi i njerëzve, larjet e fajeve, adhurimi i kafshëve, fantazmave, penisit… Nuk ka fe në njëjës, ka vetëm fe në tërësi është term kolektiv. Popujt dikur kishin vetëm një fe dhe këtu kishte më shumë harmoni sesa tash. Ndryshimet ndërmjet njerëzve sollën edhe fe të shumta me zanafillë të njëjtë.