Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, është takuar me Riho Terras, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Terras këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në platformën X, kanë folur për zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, por edhe për votimin për raportin për Kosovën nga Parlamenti Evropian.
“Ne diskutuam detajet e raportit për Kosovën, i cili do të jetë subjekt i votimit përfundimtar në Parlamentin Evropian në maj”.
“U fol edhe për zhvillimet në politikën e Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit”, ka thënë Terras.