1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Tërnava: Veprimi më i përgjegjshëm është qëndrimi në shtëpi, të kujdesemi për familjen e shoqërinë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka thënë sot se periudha në të cilën jemi për shkak të pandemisë COVID-19 kërkon përgjegjësi, disiplinë, qetësi, durim e optimizëm.

Tërnava në mesazhin e xhumasë ka thënë se frika, ankthi e stresi jo që nuk ndihmojnë në tejkalimin e vështirësive, si në rastin e pandemisë me të cilin përballemi, por përkundrazi e favorizojnë atë, krijojnë gjendje të rënduar psikike e mendore.

“Është java e tretë prej që ne në vendin tonë, për shkak të pandemisë nuk falim namazin e xhumasë, këtë vendim e kemi marrë jo nga dëshira e vullneti ynë, porse jemi të detyruar  të marrim një vendim të tillë në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë dhe të më të dashurve tonë, ngase siç dihet, muajt e fundit njerëzimi po përballët me virusin Covid-19, që tashmë ka marrë përmasat e pandemisë”, thotë ai.

Sipas tij, metoda më e mirë për ta kaluar sa më mirë, e sa më lehtë qëndrimin në shtëpi, është planifikimi dhe organizimi i ditës e javës në kushtet që jemi, ky organizim duhet të ketë rrjedhën normale të jetës pa frikë e ankth e pa stres, natyrisht  gjithsesi me kujdes maksimal sepse përballemi me një virus vdekjeprurës.

Myftiu Tërnava thekson se gjatë kësaj kohe rol të rëndësishëm ka kujdesi ndaj familjeve, duke u nisur që nga fëmijët duke u kujdesur për edukimin dhe mësimet e tyre, kujdesi mes bashkëshortëve për njëri tjetrin, e sidomos kujdesi ndaj prindërve në moshë që në asnjë moment të mos kenë ndjenjën e vetmisë.

“Ilaçi më i mirë në largimin e frikës është Namazi, i cili s’ka dyshim se është mjeti shpirtëror më i rëndësishëm në mbrojtjen nga ankthi dhe frika si dhe nga çdo e keqe në jetë… Me lejoni që edhe njëherë të sjellë në vëmendjen tonë, se jemi të obliguar  të ruajmë shëndetin, të ruajmë familjet tona, e të ruajmë vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, veprimi më i mirë dhe  më i përgjegjshëm tani është qëndrimi në shtëpi, kujdesi për vetën, familjen e komunitetin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img